Kinë, s'bëri detyrat e shtëpisë, nëna rreh në mënyrë brutale djalin 6-vjeç

Policia kineze ka vendosur që të mos e dënojë një nënë kineze që rrahu ne menyre brutale djalin e saj  vetem 6 vjeç, pasi sipas saj nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.Plagët e djaloshit Xiao Bing ishin parë nga një mësuese teksa vogëlushi po ndërrohej në orën e fiskulturës.  Edhe pse mësuesja e kishte paraqitur rastin tek autoritetet e shtetit, nëna e tij nuk ishte arrestuar pasi sipas policisë plagët nuk janë të shkallës së rëndë.Ata kishin shtuar se e kanë qortuar nënën e tij dhe i kanë thënë të mos e rrah djalin e saj aq shpesh në të ardhmen. Djaloshi kishte thënë se nëna e tij e ka rrahur sepse nuk i ka bërë detyrat.Një zëdhënës i policisë kishte deklaruar se prindërit kishin qenë të pakënaqur me performancën e birit të tyre në shkollë duke mos i bërë detyrat dhe ai duhet të marrë mësim për të ardhmen.(Në foto: Shenjat e dhunës në kurrizin e djalit 6 vjeçar)