Princi George në Zelandën e Re- FOTO

Megjithëse është vetëm 8 muajsh, Princi George hodhi të parin hap të rëndësishëm në ato që njihen si detyra mbretërore.Ai mbërriti në Uellington të Zelandës së Re, së bashku me prindërit e tij, Dukën dhe Dukeshën e Cambridge-t.Princi George mbahej në krahë nga nëna e tij dhe dukej i qetë edhe pse kishte bërë një udhëtim të gjatë nga Londra.Kate dhe William u pritën sipas traditës 'Maore' ku u takuan me luftëtarët maorë të cilët i përshëndetën duke shtypur hundët, që njihet si 'Hongi'.Ndërkohë mediat nuk kanë lënë pa i kushtuar vëmendje edhe veshjes së Dukeshës Kate. Ajo kishte veshur një pallto të kuqe me kopsa të arta nga stilistja britanike Cathrin Walker, e preferuar e Princeshës Diana.Pas vizitës në Zelanden e Re familja mbretërore do të udhëtojnë drejt Australisë ku do të qëndrojnë në Sidney, Blue Mountains, Queensland, Adelaide dhe Canberra.