Gaddafi i mbante në frigorifer kokat e prera të rivalëve
Ish-diktatori i Libisë Muammar Gaddafi i mbante kokat e prera të rivalëve të tij në frigorifer. Një dokumentar i realizuar nga britaniku Christopher Olgiati’s i titulluar “Qeni i çmendur, brenda botës sekrete të Gaddaf” jep detaje të frikshme nga jeta e ish-diktatorit ku hakmarrja më e madhe ishte ndaj kundërshtarëve të tij në politike.Sipas dokumentarit për 25 vjet me radhë Gaddafi ka mbajtur në një frigorifer kokat e prera dhe trupat e armiqve të tij të cilat i shikonte vazhdimisht.Të dhënat u zbuluan pas dëshmive të një agjenti të CIA-s, Frank Terpil që pohon se ekipi i Gaddaf i kërkoi eliminimin e një rivali të diktatorit.Terpil shkoi në Kubë ku u dënua me 53 vjet burg për trafik ilegal armësh, sipas “Neë York Post”.Dokumentari më pas zhvendoset në Universitetin e Tripolit, ku diktatori përdhunonte vajza të reja dhe kadetë pasi mbante fjalime në auditoret universitare.
“Një dhomë e paprekur u gjet në godinën e Universitetit. Dhoma kishte jakuzzi, dhomë infermierie ku vajzave u kryheshin analiza se mos kishin ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, instrumente kirurgjikalë, maska gomë dhe anestezi”. Ky ishte ‘Qeni i çmendur’ që u vra dy vjet më parë nga rebelët në Libi përfundon dokumentari.