Oregon, të shtëna në një qendër tregëtare, të paktën 3 të vdekur
Një personi i armatosur ka hapur zjarr në një qendër tregtare, në jug të Portland-it në Oregon duke vrarë të paktën 2 persona, duke plagosur shumë të tjerë dhe më pas ka vrarë edhe veten.Të shtënat nisën rreth 15:30 (00:30) në Clackamas, një fshat periferik në jug të Portland-it, në mes të sezonit të shitjeve për Krishtlindje.Hyrjet në qendrën tregtare janë bllokuar, teksa policia bëri të ditur se i dyshuari ishte “neutralizuar”, përpara se të konfirmonte vdekjen e tij.Shumë policë dhe ekipet mjekësore të Urgjencës kanë mbetur në vendin e ngjarjes, teksa kërkimet vazhdojnë.Dëshmitarë thanë se personi i armatosur hapi zjarr disa herë, teksa gjendej në katin e dytë të qendrës tregtare, pranë tendave ushqimore të supermarketit Macy.Policia ka gjetur një armë, por bëri të ditur se është ende në kërkim të ndonjë prove tjetër në ambjentet e qendrës tregtare, ashtu sikurse edhe ndonjë person, i cili mund të jetë mbyllur brenda ndonjë dyqani gjatë alarmit.Taylor Gibson, një punonjëse e Build-a-Bear, tha se kur dëgjoi të shtënat e para, ajo dhe shumë klientë të tjerë vrapuan në dhomat e pasme dhe dyqanet, dyert e të cilave u mbyllën shumë shpejt.“Dyert mbylleshin brenda 30 apo 45 sekondave. Kisha frikë se mos ai person ecte nëpër korridore drejt meje dhe më qëllonte” tha ajo.