Obama: Edhe SHBA njohin koalicionin sirian
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e njohin koalicionin e sapo-formuar sirian të grupeve opozitare - një lëvizje që synon shtimin e trysnisë kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.Obama ka theksuar se koalicioni i ri opozitar është mjaft përfaqësues dhe mund të shihet si "përfaqësues legjitim" i popullit sirian", përkundrejt regjimi të Assadit."Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara përkrahin krahun e opozitës që ka pjesëmarrës terroristë.Në intervistën televizive në rrjetin ABC, presidenti Obama vuri në dukje se një element i vogël, i quajtur al-Nusra brenda koalicionit opozitar është i lidhur me Al-Kaedën në Irak, dhe Amerika e ka përcaktuar atë si një organizatë terroriste.Pak orë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli zyrtarisht grupin Jabhat al-Nusra si organizatë terroriste - dhe bllokoi pasuritë e saj. Sanksione u shpallën edhe kundër dy grupeve të armatosura që mbështesin presidentin sirian al Assad.Analistët thonë se organizata al-Nusra ka qenë ndër më efektivet mes grupeve rebele kundër qeverisë Asad. Ky efektivitet ka ngritur shqetësime se ekstremistët po uzurpojnë revoltën 21 muajshe në Siri.