Pika turistike e Kastrës, punonjësit e qarkullimit aksion për pastrimin e saj VIDEO
Fushatës e cila po ndërmeret në të gjitha qytet e vendit për një mjedis të pastër dhe vëmendje ndaj kurorave të gjelbërta, i janë përgjigjur edhe punonjësit e qarkut të Elbasanit, të cilët janë përqëndruar për pastrimin e Kodrës së Kastrës.Kjo zonë ka një sipërfaqe prej 150 hektarësh dhe njihet për gjelbërimin e lartë halor, ndërsa konsiderohet si kodra më e madhe dhe njëkohësisht mushkritë e tij. Për vite me rradhë edhe ky vend turistik nuk ka mundur ti bëjë ballë shkatërimit në masë, që ka radhë jo vetëm si pasoje e erozionit por prerjes pa kriter të pyjeve. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaji tha se, ky ështe viti i 3-të që punonjësit e qarkut ndërmarin nisma të tilla, të cilat fokusohen kryesisht në zona të mbrojturaKrasta është frekuentuar ndër vite me rradhë nga qytetarët e Elbasanasit, të cilët e kanë shfrytëzuar edhe për aktivitete sportive, piknik, apo për të kaluar disa orë në ajër të pastër, por për fat të keq ashtu si edhe shumë zona apo pika turistike në këëe qytet edhe Krasta ka humbur identitetin e saj.