Ktheu pronat e Gardës, Peka: Pas padisë time janë deputetë PS e ndërtues VIDEO

Ish drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avenir Peka hedh dyshime se pas kallzimit penal të ngritur ndaj tij janë eksponentë partiakë dhe deputetë të PS-së si dhe biznesmenë ndërtimi.Në një intervistë dhënë sot pasdite për emisionin Ora Live, të gazetarit Nertil Agalliu, Peka sqaroi se padia ka të bëjë me një pronë të Gardës së Republikës. Për këtë Peka thotë se nuk ka bërë asnjë shkelje vetëm se ka respektuar ligjin duke ia kthyer pronën të zotit."Përveç betejës politike është edhe betejë ekonomike. Ideja fillestare e qeverisë ka qenë shkrirja e Gardës së Republikës për të marrë pronat që janë në terren mjaftë të mirë. Dyshoj që pas gjithë kësaj loje janë eksponentë partiak dhe deputetë të PS-së si dhe biznesmenë ndërtimi. Për sa i përket kallëzimit ndaj meje, nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe asnjë shkelje administrative. E vetmja shkelje që kam bërë është që pronën ja kam dhënë pronarëve. Nëse kjo është vepër penale atëherë jam dakort që të përgjigjem," tha Peka.Deklarata vjen pak orë pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dorëzoi sot një kallëzim penal për ish drejtorin Avenir Peka dhe 3 zyrtarë të tjerë të kësaj agjensie për akuzën e shpërdorimit të detyrës .Intervista e PlotëÇ`farë është kallëzimi në Prokurori, çfarë përmban dhe pse?Për kallëzimin penal jam vënë në dijeni nga mediat. Në fakt është një nismë mediatike e nisur 4 muaj përpara nga disa media shqiptare, ku pretendohet për shkelje ligjore dhe shpërdorim detyre në lidhje me kthimin e një sipërfaqeje që ka qënë brenda Gardës së Republikës, dhe padinë e kam lexuar në media.Ju nuk jeni njohur zyrtarisht me padinë?Jo. Besoj se edhe në prokurori nuk është dërguar akoma, sepse në fillim është lufta mediatike dhe më pas lufta brenda sistemit të drejtësisë. Pretendohet se në muajt e fundit të qeverisjes, në mënyrë abuzive, kam njohur disa ish-pronarë në sipërfaqe brenda territorit të Gardës.E vërteta është se këta ish-pronarë janë njohur me vendim të Komitetit të Kthimit të Pronave që në vitin 1993. Vendimi i vjetër ka qenë njohje dhe kompensim, pra vendimet e vjetra për këta ish-pronarë, i vënë një barrë financiare qeverisë prej 10 milionë dollarësh për kompensim financiar.Në vitin 2013 Garda e Republikës i ka propozuar Ministrisë së Brendshme për nxjerrjen jashtë inventarit të një sipërfaqeje të caktuar, brenda territorit të Gardës e cila nuk përdorej.Interesant është fakti që një kërkesë të tillë ka bërë edhe Edi Rama kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, i është drejtuar qeverisë Berisha me një kërkesë ku i kërkohej nxjerrja nga inventari i Gardës dhe dhënia për Bashkinë e Tiranës e kësaj sipërfaqeje, pasi nuk i duhej Gardës.Në fillimet e veta kjo qeveri ka bërë një qëndrim publik të Ministrit të Brendshëm dhe të kryeministrit ku specifikohej që Garda e Republikës do të shkrihej. Tani nuk dëgjohet më që Garda e Republikës do të shkrihet, ndoshta sepse i ka dalë pronari. Dyshoj që pas gjithë kësaj loje janë eksponentë partiak dhe deputetë të PS-së si dhe biznesmenë ndërtimi.Për sa i përket kallëzimit ndaj meje, nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe asnjë shkelje administrative. E vetmja shkelje që kam bërë është që pronën ja kam dhënë pronarëve.Edi Rama në mënyrë publike u ka thënë ish-pronarëve: Ikni tek Sali Berisha se me mua nuk keni punë, dhe e vetmja shkelje që unë kam bërë është se unë u kam kthyer pronën ish-pronarëve. Nëse kjo është vepër penale atëherë jam dakort që të përgjigjem.(Në foto Avenir Peka në studion e Ora Live me gazetarin Nertil Agalliu)Sipas AKKP-së në dosje mungojnë konfirmimet nga institucionet përgjegjëse në zbatim të ligjit në fuqi. Janë shmangur korrespondecat dhe bashkëpunimi me autoritetet kompetente në administrim të të cilave ka qenë prona e kthyer, etj. ?Të gjitha këto që thuhen këtu janë broçkulla. Dosjet janë aty, i ka agjencia, janë në gjykatë sepse këto vendime janë ankimuar nga Avokatura e Shtetit dhe janë në proces civil. Pyetja që unë i bëj Drejtoreshës së Kthimit të Pronave është: Ç`farë do të ndodhë me këtë kallëzim penal nëse gjykatat shqiptare do të vendosin në favor të vendimit të dhënë nga Agjensia e Kthimit të Pronave?Kaq shumë besim keni?Absolutisht po. Për sa u përket korespodencave, Garda e Republikës ka ngritur një grup pune ku i ka propozuar Ministrisë së Brendshme nxjerrjen nga inventari jo vetëm të kësaj prone por të disa pronave në varësi të Gardës së Republikës. Ministri i Brendshëm ka ngritur një grup pune, ka administruar kërkesën e Gardës dhe i ka propozuar Ministrit të Brendshëm nxjerrjen jashtë inventarit të Gardës së Republikës.Ministri i Brendshëm në datën 13 Maj 2013, i ka dërguar një shkresë AKKP-së dhe subjekteve të interesuar ku i njofton mbi vendimin e MB për nxjerrjen jashtë inventarit, pra nga ky moment kjo sipërfaqe nuk përbën më interes publik.Ligji për AKKP e bën në mënyrë taksative detyrën e agjensisë që në momentin që pronat që nuk përbëjnë më interes publik u kthehen ish-pronarëve.Përveç kësaj subjektet, 4 ish-pronarët i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës ku kanë kërkuar rivendosjen në afat, pra të drejtën për tju drejtuar agjensisë, sepse agjencia nuk mund të merrte në shqyrtim kërkesat e tyre nëse nuk do të kishte vendim gjykate që detyron agjensinë të marrë në shqyrtim.Mbani përgjegjësi për çdo firmë që keni hedhur?Absolutisht që po. Ato janmë firmat e mia. Agjensia ka marrë kërkesën e subjekteve me vendimin e Gjykatës, të datës 09-07-2013 dhe mbas këtij vendimi subjektet kanë depozituar kërkesën në agjensi për kthimin fizik të pronës. Kërkesa e tyre është administruar, është protokolluar, është bërë pagesa në bankë, janë kryer të gjitha konfirmimet. Pra është bërë konfirmimi me zyrën vendore të ZRPP-së, është bërë konfirmimi me Bashkinë e Tiranës, është bërë konfirmimi me Ministrinë e Brendshme.Pretendohet se nuk është bërë konfirmimi me Ministrinë e Brendshme, është falsitet. Nuk mund të pretendosh që nuk është bërë konfirmimi kur jo vetëm shkresa e MB është konfirmuar por e gjithë praktika është administruar nga agjensia dhe është pjesë e dosjes.Thuhet që është bërë në mënyrë të përshpëjtuar.Në të vetmën mënyrë që është bërë, është bërë Brenda të gjitha afateve ligjore. Ligji përcakton që çdo kërkesë duhet të trajtohet irenda afatit 90-ditor nga momenti i kërkesës.Kallëzimi penal nuk është vetëm për ju, por edhe për persona të tjerë? Në listë janë edhe Agim Toro, ish Zv. Drejtor i Përgjthshëm dhe Drejtor  Drejtorie, Ardian Spahiaj, ish Përgjegjës Sektori Juridik dhe Kontrolli dhe për Arben Cenaliajn, ish Përgjegjës Sektori për Qarkun e Tiranës.Arben Cenaliajn dhe Ardian Spahiaj nuk janë të vetmit persona që kanë punuar në dosje. Praktika e agjensisë është që një dosje të dali me një vendim. Jana ëplot 11 veta që firmosin dhe jo 4, por këta dy emra të tjerë janë dëm kolateral i përpjekjes së agjensisëpër ta instrumentalizuar dhe politizuar çështjen. Sa për Agim Toron unë nuk mund të flas, por nuk është e rastësishme që z. Toro tashmë është i përfshirë në një betejë publike me qeverinë shqiptare, përsa I përket pronave të Agim Toros në Ksamil, përsa i përket fshatrave turistik të cilët kanë marrë lejen në qeverisjen e parë të PS-së dhe janë eksponentë të PS-sëPërveç betejës politike është edhe betejë ekonomike. Ideja fillestare e qeverisë ka qenë shkrirja e Gardës së Republikës për të marrë pronat që janë në terren mjaftë të mirë.A mund të merren sot ato prona?Gjithçka kalon nëpërmjet Gjykatës. AKKP në 6 muaj nuk ka dhënë asnjë vendim, ndërkohë që në 9 muaj unë kam shën 1600 vendime. Meqë në 6 muaj të qeverisjes Rama AKKP ka dhënë 0 vendime, e vetmja performancë që Drejtoresha e AKKP do ti tregoj kryeministrit Rama është padia ndaj meje.Pra ju e quani një sulm ekonomik dhe politik. Po pse politik?Nuk e di urrejtjen platonike që Rama dhe qeveria socialiste kanë ndaj mbiemrit Peka. Sot nuk ka ngelur i fisit Peka që ka ngelur në punë shtetërore, të gjithë janë shkarkuar. Janë të shkarkuar persona me gradë doctor shkencash, që flasin 6 gjuhë të huaja, që kanë mastra të pafund dhe mjaft të specializuar.Do të shkoni vetë të hënën në Prokurori apo do të prisni kur tu thërasi Prokuroria?Unë kam axhendën time dhe ajo nuk përcaktohet nga axhenda e z.Rama. unë jam këtu, jam avokat dhe kam zyrën time të avokatisë. Në momentin që unë do ti duhem Prokurorisë jam i gatshëm për gjithshka, të ballafaqohem ndaç mediatikisht, politikisht, sigurisht që edhe ligjërisht, por personat që bëjnë kallëzime të reme do të mbajnë përgjegjësi ligjore.Çdo të thotë që do të bëni dhe ju kallëzime ligjore ndaj Drejtoreshës së AKKP?Drejtoresha e AKKP nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë vendime të dhëna nga AKKP dhe I ka hulumtuar. Ka plot 6 muaj që 91 veta janë marrë me vendimet e mia. Ndaj unë i them publikisht që çdo vendim pozitiv apo negativ që do firmoset, do të filtrohet, duke u përfshirë edhe vendimet e kompensimit financiar, që janë marrë deri në 20% të vlerës të subjekteve. Unë nuk kam dashur ta kthejë këtë në një çështje personale.Ashtu si jam unë përgjegjës përpara ligjit ashtu do të jetë edhe znj.Qato.Pra do të bëni dhe ju një kallëzim penal ndaj saj?Jo një, janë shumë. Znj.Qato ka 18 padi penale në Prokurori në kohën kur ka qënë shefe e Urbanistikës në Bashki.Si do ta bëni padinë ndaj saj?Ky është kuiz që më takon mua. Unë loz në fushën time dhe znj.Qato loz në fushën e saj. Unë do ti shkoj deri në fund kësaj çështje.AKKP kallëzim penal për ish-drejtorin Avenir Peka dhe 3 zyrtarëIntervista e Plote: