Terroristi kosovar në Turqi: Nuk pendohem. Bëra mirë që i vrava

Shtetasi kosovar që pak ditë më parë tronditi Turqinë, si autor i një akti terrorist, ka dalë para gjykatës i papenduar."Bëra mirë që i vrava"- kanë qënë fjalët e shtetasit nga Kosova me inicialet Ç.R, i cili ka nënshtetësi zvicerane. Mediat turke bëjnë të ditur se shqiptari ka deklaruar në gjykatë se nuk do të japë asnjë dëshmi për aktin terrorist që kreu bashkë më dy shqiptarë të tjerë pak ditë më parë duke sulmuar policinë dhe duke vrarë 3 persona."Nuk u jap llogari askujt veç Allahut. Turqia është një armik, pasi është vend i “NATOS", mësohet të ketë thënë në gjykatë i riu nga Kosova. Pamja e tij në gjykatë, që dëshmohet në foto, ashtu si dhe deklaratat e tij janë cilësuar tronditëse. Sipas autoriteteve turke i riu është pjesë e një grupi islamik me lidhje me Al-Kaedën, që janë të vendosur të vendosin shtetin islamik në Siri dhe Irak.