Daçiç: Kosova hapi “Kutinë e Pandorës”, "leksionarët e Ukrainës" e njohën të parët

Për kryeministrin në largim të Serbisë, Ivica Daçiç, Kosova e hapi “Kutinë e Pandorës”.“E ata që e hapin le ta bartin këtë”, ka thënë Daçiç.Sipas tij, shumë vende që tani mbajnë leksione për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ndër të parat e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.Megjithatë, kur bëhet fjalë për Ukrainën, Serbia do të mbajë qëndrim të balancuar, ashtu që në të njëjtën kohë të jetë në përputhje me rrugën evropiane, si dhe me miqësinë tradicionale me Rusinë."Ky do të jetë qëndrimi zyrtar i qeverisë së re. Rusia është mike tradicionale e Serbisë dhe Serbia është drejtë integrimeve evropiane”, ka thënë ai.