Kërcënohet Edita Tahiri, kërcënuesi vetëdorëzohet në polici

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri është kërcënuar nga një person nga komuna e Dragashit, i cili është vetëdorëzuar në stacionin policor në Dragash, ku është dërguar më pas në qendrën e ndalimit në Prishtinë.Kërcënimi ndaj Tahirit është bërë përmes mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.Burime të KosovaPress kanë shpjeguar se zëvendëskryeministrja është kërcënuar për shkak të bisedimeve që po mbahen në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri aktualisht ndodhet në Bruksel, megjithatë, kërcënimin e Tahirit e ka konfirmuar këshilltari i saj politik, Gazmir Raci.