Ivanov kryeson listën zgjedhore, Halimi i dyti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 18:54
Presidenti i aktual dhe kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov do të jetë i pari, ndërsa kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi i dyti në listën zgjedhore të votimit për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit.Kjo u caktua sot nga shorti i hedhur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni. Sipas shortit të hedhur, në vendin e tretë është kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski , ndërsa i katërti kandidati i GROM, Zoran Popovski.Menjëherë pas shortit të hedhur, kjo radhitje do të publikohet në gazetën zyrtare dhe më pas materiali shkon në shtyp, për të përgatitur materialet zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 13 prill, ndërsa fushata fillon me 24 mars.