Ashton përgëzon zgjedhjet në Serbi, njofton vizitë të afërt në Beograd

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, uroi sot popullin serb për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se lideri i Partisë Serbe të Progresit, Aleksandar Vuçiç, në këto zgjedhje “është treguar” me fitore.Ashton, më tej shtoi se Vuçiç ka treguar se i mbetet besnik dialogut Beograd – Prishtinë dhe se është partner i fuqishëm për vazhdimin e këtij dialogu.Catherine Ashton ka thënë se tashmë ka kontaktuar me Beogradin dhe Prishtinën, lidhur me raundin e ri të dialogut dhe se shpreson se ai do të mbahet sa më shpejt.