Greqi, mbytet gomonia me klandestinë, 7 të vdekur dhe 2 të zhdukur

Një gomone me klandestinë është mbytur në ujërat grek, në afërsi të ishullit të Mitilinit, në kufijtë detarë me Turqinë.Sipas mediave greke, 7 persona kanë humbur jetën, midis të cilëve dy fëmijë (një vajzë dhe një djalë) dhe tre gra, ndërsa 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që 8 persona janë shpëtuar.Mediat greke theksojnë se që në orët e para të ditës sotme po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit të forcave të policisë bregdetare, ndërsa trupat e të mbyturëve janë transferuar në Spitalin e Mitilinit.