Ndërkombëtarët kushtëzojnë datën e zgjedhjeve në Kosovë

Ndërkombëtarët janë duke kërkuar fillimisht një garanci nga liderët e partive kryesore kosovare për të marrë një vendim mbi vazhdimin e mandatit të misionit EULEX dhe marrjen e vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e Luftës, që njihet edhe si Tribunali për krimet e UÇK-së, dhe më pastaj të merren vesh për zgjedhjet nacionale.Me marrjen e këtyre vendimeve, klasa politike kosovare mund të vendosë për datën e zgjedhjeve, shkruajnë mediat kosovare.Për këtë ujdi, krerët e partive me përjashtim liderin e Vetëvendosjes, pritet që të mblidhen në javën e ardhshme ku të pranishëm do të jenë ambasadorë të vendeve të “Quinitit”.