Thaçi reagon për deklaratën e Putin: Kosova e Krimea asnjë ngjasim, Rusia pranoi pavarësinë
Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndarja e Kosovës nga Serbia, nuk mund të krahasohen në asnjë rrethanë. Dhe se përpjekjet e fundit, për të tërhequr paralele mes tyre janë të paqëndrueshme. Kështu ka pohuar kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi, në një intervistë për Business New Europe.“Në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Krimesë. As në aspektin ligjor, politik ose historik. Ne nuk i kemi ndryshuar kufijtë, ne i kishim kufijtë tanë më herët. Kosova është krijuar pas gjenocidit të kryer nga Serbia, pasi Serbia largoi me forcë një milion qytetarë nga Kosova. Pas intervenimit humanitar të NATO-s, pas bisedimeve paqësore në Rambouillet, por po ashtu edhe nga dialogu që ka kulmuar me një marrëveshje edhe mes SHBA-të dhe Rusinë. Kjo do të thotë se pavarësia e Kosovës, është krijuar pas negociatave që u mbajtën pas luftës. Andaj, krahasimet mes Kosovës dhe Krimesë, nuk janë aspak të qëndrueshme ", ka pohuar Thaçi.“Pretendimet nga DickMarty janë trillime shkencore. Ato kanë shkaktuar dëme anësore për Kosovën dhe qëllimi ka qenë që të rishkruhet historia. Ne s’kemi asgjë për të fshehur. Ne besojmë në drejtësi dhe në të vërtetën. Ne u kemi ofruar mbështetje të plotë hetuesve – Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me ta. Ne besojmë se këto hetime do të përmbyllen sa më shpejt. Kosova është një shembull i mirë i bashkëpunimit me Hagën ", eshte shprehur ai.Megjithatë, insiston se procesi i privatizimit, është i pavarur dhe i themeluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe argumenton se vendi përfiton nga trashëgimia dhe ndikimi i udhëheqjes ndërkombëtare, që nga viti 1999 në një varg fushash, përfshirë sistemin e tij ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. “Sistemi në Kosovë gjatë 15 vjetëve të fundit është udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare, pa ndikime politike, është i pavarur, efektiv, një kohë i udhëhequr nga OKB-ja dhe tash i udhëhequr nga EULEX, ka bërë punë të mirë ",ka deklaruar Kryeministri."Çfarëdo që i bën serbët të ndihen më mirë, të kenë jetë më komfore, ne do ta realizojmë. Kam besim të plotë në integrim. Ai sjell edhe vështirësi dhe sfida, por ne do të kemi sukses. Pas pesë deri në shtatë vjet, temat që po i diskutojmë tash, do të jenë konsiderohen qesharake. Kufijtë do të jenë të hapur dhe do ta humbasin kuptimin, që e kanë tash për njerëzit e Ballkanit. Dhe ne do ta kemi një rajon të bazuar në modelin evropian ", ka theksuar Thaçi.Ndërsa vizion i tij mbetet integrimi në BE, NATO dhe OKB-së. Megjithëse thotë se është një rrugë me shumë sfida, është e vetmja rrugë të cilën ai do ta ndjek.