Greqia në grevë, pezullohen shërbimet publike
Vijon edhe sot greva në Greqi, e cila ka paralizuar vendin. Greva 48 orëshe nisi dje, e organizuar nga sektori publik. Unioni sindikal i këtij sektori ka reaguar për çështjen e të larguarve nga puna dhe reduktimin e kontributeve për sigurime shoqërore nga ana e punëdhënësve.Në kuadër të grevës janë mbajtur tubime dhe marshime proteste në Athinë dhe Selanik. Dje, por edhe sot spitalet do funksionojnë me personel sigurie, pasi edhe mjekët dhe punonjësit marrin pjesë në grevën 48 orëshe. Në tubimimin e mbajtur në Athinë përveç sindikatave dhe personave që preken drejtpërsëdrejti nga masat shtrënguese, pati edhe njerëz që ishin mbedhur në solidaritet me punëtorët e sektorit publik në të gjithë Greqinë.Vendimi për të shkuartuar mijëra vende pune i qeverisë greke ka acaruar shume popullsinë greke, e lodhur tashmë nga taskast e larta dhe masat shtrë nguese për daljen e vendit nga kriza.Greqia po planifikon 11,400 pushime nga puna në sektorin publik këtë vit, i pesti ky që vijon me shkurtime nga puna. Katerina, 42-vjeçare, e cila ishte në tubim, tha se ndihet keq pasi është pushuar nga puna."Ne nuk kemi arritur të gjejme punë ende. Eshte shume e veshtire te gjesh nje vend pune, ne nuk jemi shume te rinj, por as nuk jemi te vjeter per te punuar" tha ai.Greqisë i është dashur të imponojë reduktim shpenzimesh dhe rritje te taksave ne perputhje me kushtet e kreditoreve europiane si pjese e planit të shpëtimit. Ne kembim, greqia mori 240 miliardë euro nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar per te dale nga kriza.Trojka e huadhënësit pritet të zhbllojne këstin e ardhshëm të kredive - pasi njoftoi se performanca fiskale e Greqisë është në udhën e duhur për të përmbushur objektivat e tyre.Marrëveshja e arritur mes Trojkës dhe qeverisë ka rritur optimizmin e kryeministrit grek, i cili deklaroi dje se me fondet e cliruara do et ndihmohen fillimisht shtresat në nevojë. Ai tha se një Greqi e re ka lindur, duke nënvizuar se qeveria e tij shpëtoi Greqinë nga falimenti dhe krizat sociale.