KE financon ndërtimin e objekteve të pikëkalimeve kufitare Kosovë-Serbi
Në Bruksel është mbajtur takimi i radhës për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe të protokollit teknik. Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zv/kryeministrja, Edita Tahiri, dhe ai i Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë diskutuar për aspekte të rëndësishme të zbatimin e marrëveshjes së IBM-it.Temë kryesore e këtij takimi ishte konkludimi i aspekteve që ndërlidhen me çështjen e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në të gjitha gjashtë pikëkalimet kufitare në mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.Me këtë rast në këtë takim u arrit dakordimi përfundimtarë mbi lokacionet e këtyre ndërtesave dhe poashtu që dizajni i tyre të jetë në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Këto ndërtesa të përhershme të IBM-it do të mundësojnë një kontroll më të avancuar kufitar që do të kontribuojë në lehtësira të mëtejme të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave e po ashtu do të rrisë sigurinë dhe bashkëpunimin ndërfqinjësor.Komisioni Evropian edhe një herë e rikonfirmoi zotimin për të financuar ndërtimin e këtyre pikëkalimeve kufitare të IBM-së dhe se shumë shpejt do t’ ju dorëzohet të dy palëve plani dhe afatet kohore të fazave të tenderimit dhe ndërtimit të pikëkalimeve kufitare të përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë.“Në këtë takim u dakorduam që pala serbe të përgjigjet në mënyrë retroaktive për të gjitha kërkesat e palës së Kosovës që nga arritja e kësaj marrëveshje, të cilën nuk e ka bërë deri tash”, thuhet në njoftim.Çështjet tjera që u diskutuan në këtë takim përfshinin aspektet e përmirësimit të zbatimit të marrëveshjes së IBM-it dhe nga të dy palët u paraqiten arritjet dhe u adresuan sfidat në këtë aspekt me theks të veçantë u bisedua për problemet e shfaqura me certifikatat fitosanitare ku pala serbe kishte vepruar në kundërshtim me marrëveshjen dhe pas masave reciproke të institucioneve të Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së, pala serbe u zotua që do të zbatojë me përpikëri marrëveshjen si dhe të tejkalohen sfidat në këtë fushë.Delegacioni i Kosovës shtroi edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave duke kërkuar që të respektohen plotësisht marrëveshjet e Brukselit.