Reeker: Zgjedhjet në Maqedoni, provë për demokracinë
Ish- zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker përsëriti inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill në Maqedoni të jenë të qeta, të lira dhe të drejta.Ai ka theksuar se zgjedhjet e organizuara mirë janë një sprovë për demokracinë në këtë vend.“Unë përsërisë inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill të jenë të qeta, të lira dhe të drejta. Zgjedhjet e organizuara mirë paraqesin një mundësi për të gjithë qytetarët për t`u dëgjuar zërat e tyre, dhe janë element i rëndësishëm për cilëndo demokraci”, është shprehur ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili po qëndron për një detyrë diplomatike në Itali, në prag të vizitës javën e ardhshme të presidentit Obama dhe sekretarit Kerry në Vatikan.Reeker është njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni, pasi që ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike si diplomat dhe ambasador i SHBA-ve. Ai së fundi ishte zëvendës – ndihmës sekretar i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, por që u zëvendësua nga diplomati Hoyt Yee.