Vuçiç: Pas fitores në zgjedhje, përkushtim për reforma

Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur sot përkushtim për reforma në ligjin e punës, atë të falimentimit dhe të privatizimit, jo më larg se në muajin korrik, pasi partia e tij e qendrës së djathtë fitoi shumicën e pastër parlamentare në zgjedhjet e djeshme të parakohshme.Vuçiç tha se Partia Progresive Serbe fitoi së paku 165 vende në Kuvendin me 250 ulëse.Kjo mbështetje për partinë pro-evropiane të Vuçiç u bë pas luftës së ashpër kundër korrupsionit.Pos kësaj, Serbia po përpiqet ta frenojë deficitin e buxhetit dhe reduktimin e borxhit publik me qëllim që të sigurohet një kredi e re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Ndryshimet politike në Serbi mund të ndikojnë në dinamikë, por jo të ndalin procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, vlerësojnë analistët politik në Prishtinë.Sipas tyre, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, përbën një nga kushtet e Brukselit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, andaj presin që ky proces të vazhdojë me vite.Në rast se Vuçiç dhe Partia Përparimtare vendosin të krijojnë koalicion, atëherë nuk përjashtohet si mundësi që të ngarkohet ish-presidenti Boris Tadiç për procesin e negociatave me Kosovën.Bazuar në axhendën e përcaktuar nga Brukseli, analistët politik, presin që Prishtina dhe Beogradi të vazhdojnë negociatat për normalizim deri në momentin kur do të piqen kushtet edhe për anëtarësimin e njërës apo dyja shteteve për integrim të plotë në BE.Kjo periudhë shihet diku pas vitit 2020, kur Serbia dhe Kosova do të duhet të tejkalojnë mosnjohjet reciproke nëse duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.