Protestat pro-ruse përhapen në lindje dhe jug të Ukrainës

Demonstrues pro-rusë janë tubuar në lindje dhe jug të Ukrainës, derisa në Krime është zhvilluar referendumi për bashkimin me Rusinë.Në Donetsk, rreth 5,000 protesues kanë marshuar në qytet, duke thyer dyer e dritare.Duke brohoritur “Donetsk, Krimeja, Rusia”, ata po ashtu kanë bërë thirrje për referendum për ndarje nga Ukraina.Demonstruesit kanë marshuar jashtë zyrës së prokurorit në Donetsk dhe kanë kërkuar lirimin e guvernatorit të vetëshpallur, Pavel Gubarev, i cili është arrestuar këtë muaj, nën akuzat se ka bërë thirrje për përmbysjen e autoriteteve kushtetuese të Ukrainës.Në Kharkiv, aktivistët pro-rusë kanë hyrë në një qendër kulturore, duke larguar librat në gjuhën ukrainase dhe duke i hedhur ato në rrugë.Disa mijëra demonstrues pro-rusë kanë marshuar edhe në rrugët e qytetit Odesa.