Mbyllet sezoni olimpik dimëror në Soçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2014, 21:33
Në Soçi të Rusisë janë mbyllur Lojërat Paraolimpike Dimërore, duke i dhënë fund sezonit olimpik dimëror të këtij viti.Paraolimpiket kanë përfunduar me një ceremoni madhështore, e cila është ndjekur edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik i ka përshkruar lojërat si shfaqje spektakulare për sportin me aftësi të kufizuara.Rusia kryeson tabelën e medaljeve me 30 të arta.Lojërat Paralimpike janë mbajtur nën hijen e krizës në Ukrainë, por Putin ka falënderuar zyrtarët e sportit për “mbajtjen e lojërave larg politikës”.