Përfundojnë votimet në referendumin e Krimesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2014, 20:52
Në Krime kanë përfunduar votimet në referendumin kundërthënës për bashkimin e rajonit me Rusinë apo për mbetjen e tij në Ukrainë.Exit-pollet thonë se 93 për qind e pjesëmarrësve kanë mbështetur bashkimin me shtetin rus.Referendumi është cilësuar si i paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë kërcënuar me pasoja ekonomike dhe politike për Rusinë, nëse Moska ndërmerr aksione të mëtejshme për marrjen nën kontroll të Krimesë.