Veteranët “nazistë” mbajnë marshin vjetor në Letoni

Letonezët, të cilët kanë luftuar në anën e Gjermanisë naziste kundër sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, kanë organizuar marshin e tyre vjetor në Riga.Rreth 1,500 njerëz – veteranë të moshuar dhe mbështetës të tyre – kanë marrë pjesë në tubimin që është siguruar nga qindra policë.Kundërshtarët kanë brohoritur slogane si “turp” dhe “jo fashizmit”.Veteranët letonezë thonë se kanë mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi sovjetik.Ata marshojnë në Riga për çdo 16 mars, prejse ka përfunduar sundimi sovjetik më 1991.Kritikët e shohin marshin si lavdërim të nazizmit.