Parisi "të hënave" pa makina

Në kryeqytetin francez, Paris po prezantohen ditët alternative të lëvizjes pa makina, një përpjekje kjo për të ulur sadopak nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Sipas nje vendimi me te fundit te qeverise franceze, çdo qytetar mund te levize me makine cdo dite te javes, pervecse te henave.Kjo eshte hera e dyte qe prej vitit 1997, qe qeveria ne Paris ndermerr nje vendim te tille, duke e argumentuar ate me faktin se ndotja e ajrit i ka tejkaluar limitet e sigurise ne 5 ditet e fundit, jo vetem ne Paris por edhe zonat perreth.Nga vendimi, i cili hyn ne fuqi te henen ne oren 5.30 te mengjesit per te perfunduar pas 24 oresh, preken edhe motocikletat.Te premten, transporti publik ne vend u be falas ne perpjkeje per te inkurajuar njerzit te dalin nga shtepia pa makina por kjo gje sherbeu shume pak, ose aspak.Sipas zyrtareve te mjedisit ne Paris, niveli i ndotjes se ajrit, eshte shtuar edhe per shkak te kombinimit te neteve te ftohta dhe diteve te ngrohta, i cili ka penguar shperndarjen e ndotjes.Ditet e fundit, niveli i ndotjes se ajrit ka shenuar vlerat me te larte ne histori, duke vendosur nje record te ri, duke rivalizuar sipas Agjencise Mjedisore franceze, edhe Pekinin, qe eshte qyteti me i piset dhe me i ndotur ne bote.Pjese e vendimit, per te levizur pa makina gjate dites se hene, do te jene edhe presidenti, ministrat e qeverise franceze apo edhe zyrtaret me te larte te shtetit.