Hakerët sulmojnë faqet e internetit të NATO-s

Hakerat kanë sulmuar disa faqe interneti të NATO-s.Një grup që e quan veten “cyber berkut” ka thënë se sulmi është kryer nga ukrainas patriotë, të zemëruar me ndërhyrjen e NATO-s në vendin e tyre.Pretendimi i bërë në www.cyber-berkut.org nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.Berkut u referohet forcave speciale të policisë në Ukrainë, të cilat janë shpërndarë pas rënies së regjimit të Viktor Yanukovychit.NATO-ja ka thënë se asnjë nga sistemet e saj themelore nuk është komprometuar.