Zhvillohet referendumi në Krime

Gadishulli i Krimesë zhvillon sot referendumin nga i cili do të përcaktohet nëse vendi do të mbetet pjesë e Ukrainës apo do t’i bashkohet Rusisë.Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto zgjedhje, në të cilat pritet të votohet pro bashkimit me Rusinë në këtë rajon me shumicë rusishtfolëse të Detit të Zi, i cili ka shërbyer si strehë për marinën ruse që nga shekulli i 18.SHBA, BE dhe Ukraina e konsiderojnë si të paligjshëm referendumin ndërsa Moska theksoi se ai është legjitim pasi banorët e Krimesë kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre.Moska zyrtare ka theksuar që do ta njohë rezultatet e referendumit dhe do të bëjë pjesë të sajën Krimenë nëse shumica do të vendosë për bashkimin e vendit me Rusinë.Ndërkohë dje, Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të OKB-së që synonte të bllokonte votimet në Krime.Rusia ishte i vetmi vend i Këshillit që votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi. Të 13 vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan në favor.Ndërkohë Gadishulli I Krimesë përbëhet nga 58% rusë etnikë, 25% ukrainas dhe 12% tatarë, pakicë etnike muslimane që mbështet qëndrimin në Ukrainë.Nëse rezultatet e referendimit në Krime dalin pro bashkimit të saj me Rusine, pritet që e hëna të sjellë një numër sanksionesh politike dhe ekonomike të perëndimit ndaj Moskës.