Gjykatat turke urdhërojnë lirimin e ushtarakëve të dënuar

Gjykatat turke kanë urdhëruar që gjeneralë të lartë të dënuar për konspiracion për përmbysjen e qeverisë, të lirohen nga burgu, duke ngritur pikëpyetje mbi arritjen e partisë AK në pushtet për largimin e ushtrise turke nga politika.  Kryeministri  Recep Tayyip Erdogan mund të jetë duke shpresuar që të sigurojë ndihmën e ushtrisë, në betejën kundër një kleriku të fuqishëm fetar, Fetullah Gulen.Që nga fundi i javës së kaluar, mbi 10 vetë, përfshirë një ish-shef të forcave të armatosura, oficerë të lartë në pension, një gazetar dhe një udhëheqës i një partie politike janë liruar nga burgu. Të gjithë kishin marrë dënime të gjata, pasi u shpallën fajtorë vitin e kaluar për pjesëmarrje në komplotin Ergenekon që prokurorët thonë se kishte si synim përmbysjen e qeverisë.Qeveria i ka përshëndetur lirimet që pasojnë reforma ligjore të prezantuara nga qeveria, sipas së cilave një person mund të burgoset vetëm për pesë vjet në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Të liruarit ishin shpallur fajtorë port ë gjithë kishin apeluar ndaj dënimeve.Partia AK i akuzon mbështetësit e Gulenit se po përpiqen të përmbysin qeverinë përmes një sërë hetimesh dhe akuzash për korrupsion në nivelet e larta të qeverisë. Kryeministri ka akuzuar gjithashtu përkrahësit e Gulenit se kanë fabrikuar cështje kundër ushtrisë.Kritikët e rastit Ergenekon dhe rasteve të tjera të ngjashme, pretendojnë se ato ishin procese gjyqësore me defekte. Duke folur para gazetarëve, pas lirimit, ish-kreu i ushtrisë turke, Ilker Basbug këmbënguli në pafajësinë e tij dhe se ishte viktimë e një konspiracioni.Por vëzhguesit vëne në dulje se pavarësisht nga ndonjë e metë në rastet kundër ushtrisë, gjyqet ishin thelbësore për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të ushtrisë. Që nga viti 1960, ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri, e fundit mes së cilave në vitin 1997.Ndërkohë qeveria mbetet e përfshirë nga akuzat për korrupsion dhe e mbërthyer në një betejë të ashpër me përkrahësit e Gulenit, brenda shtetit turk dhe shoqërisë në përgjithësi.  Vëzhguesit thonë se me një atmosferë të polarizuar, protesta sporadike dhe tre procese zgjedhore të planifikuara për 15 muajt e ardhshëm, vendi ende përballet me prova të vështira.