KS voton sot rezolutën për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2014, 11:20
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot një rezolutë, e cila mbështet integritetin territorial të Ukrainës.Drafti i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara po ashtu thotë se referendumi i së dielës në rajonin ukrainas të Krimesë, nuk mund të ketë validitet.Referendumi ka të bëjë me shkëputjen e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimin e saj me Rusinë.Mbështetësit e rezolutës shpresojnë se 13 anëtarë të Këshillit 15-anëtarësh do të votojnë me “po”, ndërsa Kina, aleate e afërt e Rusisë, do të abstenojë.Takimi i së premtes midis Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka dështuar të shtyjë referendumin.