Kosovë, vdes shtatzëna nga virusi H1N1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2014, 10:32
Një grua shtatzënë, është viktima e tretë nga virusi H1N1, konfirmon drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj."Po, kemi viktimën e tretë, ishte një grua e cila kishte emboli me mushkëri, por edhe e prekur nga gripi. Ka qenë shtatzënë", bëri të ditur Dreshaj për Radio "Evropa e Lirë".Mësohet se gruaja e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë ka vdekur mbrëmjen e djeshme.40 persona janë infektuar me virusin H1N1, nga fillimi i këtij viti në Kosovë ndërsa deri më tani 3 persona kanë gjetur vdekjen nga gripi i derrit.