Maqedoni, kandidatët për President me dosje të pastra

Kandidatët për president në Maqedoni nuk do të lustrohen pasi që dosjet e tyre janë lustruar më parë, në bazë të ligjit për lustrimin e ish-funksionarëve shtetëror.Komisioni për lustrimin ka konfirmuar se dosjet e katër kandidatëve, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga GROM janë lustruar më parë si ish-funksionarë shtetërore dhe se dosjet e tyre kanë rezultuar të pastra, pasi që nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete në të kaluarën.Ivanov ishte lustruar si kandidat për president në vitin 2009, kur ishte nominuar për mandatin e parë. Stevo Pendarovski ishte lustruar si këshilltar shtetëror në kabinetin e ish-presidentit Branko Cërvenkovski, Iljaz Halimi si deputet dhe Zoran Popovski si ish-funksionarë i lartë shtetëror, në Qeveritë e kryeministrave të kaluar. Komisioni për Lustrimin ka bërë të ditur se për këtë do të informojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjev