KE në Kosovë, Rexhepi: Zgjedhjet në BE e Kosovë s’do të ndikojnë në liberalizim e vizave
Në Kosovë po qëndron një Komision vlerësues i Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave. Në takimin plenar të Misionit Vlerësues për Liberalizim të Vizave i Komisionit Evropian, zyrtarët e institucioneve të Kosovës thanë se janë të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi në përmbushjen e obligimeve që duhen për liberalizimin e vizave.Zyrtarë të Qeverisë vlerësojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një vlerësim të mirëfilltë nga ana e ekipit vlerësues së Komisionit Evropian në Kosovë.Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku tha se gjatë kohës sa do të qëndroj ky komision në Kosovë, do të shohin për së afërmi përmbushjen e kritereve nga të gjitha institucionet përkatëse. Ajo tha se gjatë kësaj kohe do të do të vlerësohet zbatimi i menaxhimit të integruar të kufirit, rendi dhe siguria publike.Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i siguroi përfaqësuesit se do të kenë në dispozicion gjithë atë çka ju duhet për përmbushjen e objektivave. Ai i tha se edhe pse jemi në vit zgjedhor, liberalizimi i vizave është prioritet.Ndërsa, përfaqësuesi i Komisionit për liberalizim, Johan Dragosh Todorche, tha se dialogu për liberalizim të vizave është prioritet i agjendës së Bashkimit Evropian.“Dialogu për liberalizim të vizave është në krye të agjendës së BE, jo vetëm për Kosovën por për të gjitha vendet me të cilat po negociojmë. Ne po punojmë në këtë drejtim pasi që duam ta promovojmë këtë element thelbësor me vendet tona partnere. Edhe zgjedhjet e Bashkimit Evropian edhe ato të Kosovës duhet të ushtrojnë ndikim në këtë proces të liberalizimit dhe unë ju siguroj se nga ana jonë do të ketë përpjekje”, tha ai.Ekipet vlerësuese të Komisionit Evropian arrijnë në Kosovë kohë pas kohe, për të parë nga afër të arriturat në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.