Komunat veriore votojnë nesër për statutet dhe simbolet

Seancat e kuvendeve komunale në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, në të cilat do të të miratohen statutet dhe simbolet e Komunave, janë caktuar për të mërkurën në orën 17:00.Kryetari i Leposaviçit, Dragan Jablanovic, ka thënë se pret që statutet të miratohen dhe ka bërë me dije se draft-dokumentet u janë dorëzuar me kohë këshilltarëve.“Presim që edhe ministria kompetente në Prishtinë të pranojë statutet tona, sepse gjatë hartimit të tyre jemi mbështetur ekskluzivisht në ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka thënë Jablanovic.