Prishtinë, sot seanca dëgjimore për Limajn

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë dalin sot para trupit gjykues për të dy rastet në ministrinë e transportit. Kjo është një seancë dëgjimore në të cilën do të vendoset për masat e mëtejshme ligjore ndaj të akuzuarve në të dy rastet.Kjo seancë mbahet me kërkesë të prokurorit tëEULEX-i e për më tepër, do të vendoset nëse Limaj e të tjerët, të akuzuar për disa vepra penale, do të vazhdojnë të mbrohen në liri, nëse kjo liri do t’u kufizohet me masat e caktuara apo eventualisht t’u shqiptohet masa e paraburgimit.Mbajtjen e një seance të tillë mbi masat që pritet t’i shqiptohen të akuzuarve e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Misionit të EULEX-it, por pa qenë në gjendje të japin ndonjë detaj tjetër, raportojnë mediat.Madje as zyrtarët e EULEX-it nuk qenë në gjendje të tregojnë se në cilën gjykatë do të mbahet një seancë e tillë.