Haradinaj të martën në Shqipëri, merr titullin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2014, 21:51
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, ku do të pranojë Çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës dhe do të takojë zyrtarë të lartë shtetëror.Ceremonia e dorëzimit të titullit Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës, i kryetarit Ramush Haradinaj, do të zhvillohet në kuadër të manifestimit “Binjakët e lirisë”, që iu kushtohet dy figurave të kombit, ish-deputetit dhe pinjollit të demokracisë shqiptare Azem Hajdari dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.Haradinaj do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit “Ashti i kombit”, me autor ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, tani kryetar i Unionit Artistik Mbarëkombëtar.