Rikandidimi për Kryeministër, Thaçi: Nuk mund ta lë pushtetin në duar të gabuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2014, 21:36
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është rifutur në garën për Kryeministër, jo për qëllime të egos së të qënurit Kryeministër, por për shkak të zhvillimeve tjera që i duhen shtetit të Kosovës.“Mandati i tretë, pas rrumbullakimit të shtetndërtimit, do të jetë një mandat i vazhdimit të zhvillimit ekonomik, por edhe për vazhdimin e punës për integrimin e Kosovës, në NATO dhe në Kombet e Bashkuara. Unë kënaqësinë e të qënurit kryeministër ka kohë që e kam kaluar”, ka thënë Kryeministri Thaçi.Thaçi ndër të tjera ka theksuar se ai nuk mundet që pushtetin t’ua lë në dorë njerëzve të gabuar, ndërsa ka shtuar se nuk i ik përgjegjësisë dhe se do të vazhdojë t’i shërbejë popullit dhe qytetarëve të Kosovës.