Vulin: EULEX po luan me jetën e Ivanoviçit

Ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar se shpreson se EULEX do të kuptojë se po luan me jetën e lideri të IQSDP Oliver Ivanoviç.Ai ka folur edhe për zgjedhjet serbe parlamentare serbe duke thënë se edhe në Kosovë me 16 mars do të mbahen sikur edhe në vitin 2012. Vulin theksoi se po krijohen tensione të panevojshme dhe këtë sipas tij e bën Kosova për nevoja të brendshme të saj.Më herët edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë të caktuara për 16 mars, do të mbahen edhe në Kosovë, sipas marrëveshjeve në Bruksel dhe me përfaqësuesit e OSBE-së.“Është e qartë se disa njerëz nuk e kanë atë përgjegjësinë politike dhe as atë të politikës së brendshme të stabilitetit, por ky nuk është problem yni, ne jemi marrë vesh diçka në Bruksel dhe këtë duam ta zbatojmë në vepër", ka thënë Vucic.Ai theksoi më tej se është me rëndësi që në raportet me Prishtinën, Serbia ka treguar më tepër mençuri, e cila është rezultat i stabilitetit të saj politik.Zv/kryeministri serb gjithashtu ka thënë se mbajtja në burg e Oliver Ivanovicit nuk ka asnjë kuptim.