Anketa e IPIS favorizon partitë e deritanishme të koalicionit

Një anketë e zhvilluar nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) në Maqedoni favorizon partitë e deritanishme për pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI.Sipas anketës të realizuar nga periudha 4-7 mars, Gjorgje Ivanov është kandidati më i preferuar për president, ndërsa Nikolla Gruevski për kryeministër.Në pyetjen e bërë se për cilin kandidat do të votoni për zgjedhjet presidenciale:29.3 për qind janë deklaruar për kandidatin e VMRO-DPMNE dhe presidentin e deritanishëm të vendit, Gjorgje Ivanov; mbi 19.4 për kandidatin e LSDM, Stevo Pendarovski; 6.1 për qind për kandidatin e PDSH-së Iljaz Halimi; 8.7 për qind për asnjë kandidat; ndërsa 35 për qind nuk e dijnë akoma se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.Ndërsa të pyetur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.VMRO-DPMNE – 24 %LSDM – 17.4 %BDI – 6.9 %PDSH – 3.9 %RDK – 1.2 %GROM – 1.1 %Anketa ka edhe pyetjen se cili politikan gëzon besimin më të madh në vend ?Nikolla Gruevski - 24.3 %Zoran Zaev – 8.3 %Ali Ahmeti – 7.1 %Menduh Thaçi – 4.0 %Rufi Osmani – 1.3 %Asnjëri – 23 %