Pakistan, 14 të vrarë në përleshjen mes bandave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2014, 12:02
14 persona janë vrarë si rezultat i një përleshje në mes të bandave rivale në qytetin pakistanez, Karachi.Në mesin e të vrarëve, raportohet se janë edhe katër gra e dy fëmijë, të cilët gjatë luftimet e sotme mes dy grupeve rivale, kishin qenë kalimtarë tw rastit.Rreth 40 persona të tjerë ndërkaq, janë raportuar të jenë plagosur, në mesin e të cilëve, gjithashtu ka fëmijë.Faisal Bashir, një zyrtar i lartë i policisë, citohet të ketë thënë se bandat gjatë përleshjes së tyre, kanë përdorur edhe granatahedhës.Luftimet mes bandave kanë rezultuar pasi që pjesëtarët e një grupi, kanë rrëmbyer një anëtar të grupit kundërshtarë.