Komisioni Evropian zgjat afatin e përfitimeve për Ukrainën
Komisioni Evropian ka miratuar të martën një propozim për të zgjatur afatin e përfitimeve tregtare unilaterale me Ukrainën, që kapin vlerën deri në 500 milionë euro.Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Baroso, se ky propozim është një ndihmesë mbështetëse për Ukrainën pas përmbysjes së presidentit Viktor Janukoviç.Propozimi i miratuar nga ana e Komisionit heq detyrimet e importit për një seri mallërash bujqësore por edhe të tjera.Komisioneri Evropian për Tregëti Karel de Gucht, tha me këtë rast se sipas këtij propozimi do të veprohet deri më 1 nëntor, kohë deri në të cilën Bashkimi Evropian pret që të nënshkrauj me Ukrainën marrëveshjen e plotë për tregëti të lirë.BE-ja tashmë ka vendosut që “menjëherë” të nënshkruajë kapitujt politik të marrëveshjes së Asocijimit më Ukrainën, ndërsa Kievit i ka ofruar një pako prej 15 miliardë eurosh si ndihmë ekonomike për vitet në vijim.