Malajzi,vazhdon misteri i zhdukjes së avionit

Autoritetet  malajziane gjenden në trysninë ndërkombëtare në rritje për gjetjen e avionit të zhdukur me 239 pasagjerë në bord.Ministri i transporteve të Malajzisë është shprehur sot se kërkimet janë shtrirë në 12 shtete.Dhjetëra anije dhe aeroplanë që po kryejnë kërkime nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, pas njoftimeve të mëparshme për mbetje të mundëshme apo gjurmë nafte në det.Zona e kërkimit është zgjeruar në një rreze prej 185 kilometrash nga vendi ku aeroplani u zhduk dhe përtej rrugës që pritej të bënte.Rreth dy të treat e pasagjerëve të avionit janë shtetas kinez dhe pjesa tjetër nga vende të tjera aziatike, nga Evropa dhe Amerika e Veriut.Zyrtarët malajzianë po shqyrtojnë një numër skenarësh të mundëshëm që mund të kenë çuar në zhdukjen e aeroplanit që shkonte për në Pekin. Mes skenarëve të mundëshëm përfshihen shpërthimi, rrëmbimi, gabimi i pilotit apo defekti mekanik.Boeingu 777 është një aeroplan i njohur për historinë pa aksidente. Incidenti i fundit i këtij modeli ishte në vitin 2013 në aeroportin e San Franciscos me një fluturim të linjës Asiana. Tre njerëz humbën jetën. Për këtë incident dyshohet se piloti kishte gabur në uljen e aeroplanit.