AI: Ushtria siriane përdor urinë si armë lufte

Taktikat e urisë kundër civilëve janë përdorur si armë lufte nga ushtria siriane, bën të ditur Amnesty International.Grupi për të drejtat e njeriut thekson se të paktën 128 refugjatë kanë vdekur në kampin e rrethuar Yarmouk, në periferi të Damaskut.Sipas organizatës, mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar dhe përballen me një “krizë katastrofike humanitare”.“Forcat siriane janë duke kryer krime lufte, duke përdorur urinë si armë lufte”, ka thënë Philip Luther, drejtor i Amnesty International në Lindjen e Mesme.Kampi Yarmouk strehon rreth 17,000 – 20,000 refugjatë palestinezë dhe sirianë.