Izraeli kap armë iraniane, të destinuara për Gazën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2014, 09:55
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka sekuestruar 40 raketa, me rreze veprimi deri në 160 kilometra, në një anije që dyshohet se transportonte armë nga Irani për në Rripin e Gazës.Ushtria ka thënë se anija, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë, është kapur në Detin e Kuq, midis Eritresë dhe Sudanit, javën e kaluar, dhe është shoqëruar nga anijet izraelite për në portin e Izraelit, Eilat.Ushtria thekson se armët kanë qenë të destinuara për militantët islamikë në Gaza.Irani ka mohuar përfshirjen në këtë rast, por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, I ka cilësuar deklaratat e Republikës Islamike si “gënjeshtra të paturpshme”.