UNICEF: Siria, vendi më i rrezikshëm për fëmijë në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 10:00
Organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) thekson se Siria është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijë.Në një raport të publikuar mbrëmë vonë në Nju Jork, kjo organizatë tha se numri i fëmijëve të prekur nga lufta civile në Siri është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.Sipas raportit, qindra mijëra të rinjë sirianë janë të bllokuar në pjesë të ndryshme të rrethuara të këtij vendi.UNICEF-i ka cituar shifra të Kombeve të Bashkuara ku të paktën 10 mijë fëmijë janë vrarë gjatë luftës tre vjeçare në Siri, por theksohet se numri real mund të jetë më i madh.Në raport shkruan se 2 milionë fëmijë kanë nevojë për ndonjë trajtim ose mbështetje psikike, ndërsa gjithsej 5.5 milionë fëmijë janë prekur nga konflikti në Siri.