Kerry refuzon Putin: Moska nuk po angazhohet ne krizen ne Ukraine
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, me të cilin kanë biseduar në lidhje me propozimet për tejkaimin e krizës në Ukrainë.Ministria e Jashtme ruse, tha sot se Lavrov dhe Kerry kanë shkëmbyer mendime në lidhje me propozimet konkrete të Rusisë e Shteteve të Bashkuara për të siguruar paqe në Ukrainë.Ministria nuk ka dhënë detaje nëse mes Lavrov dhe Kerry është arritur ndonjë marrëveshje, por sipas tyre bisedime te tilla do të vazhdojnë.Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk e kanë komentuar këtë bisedë të zhvilluar. Departamenti Amerikan i Shtetit të hënën ka bërë me dije se Kerry gjatë javës së kaluar i ka paraqitur Ministrit rus disa ide për tejlkalimin e situatës.Pas paraqitjes së këtyre ideve, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia që të shohin punë konkrete të Rusisë dhe angazhim serioz në zgjidhjen e çështjes në mënyrë diplomatike.