Fati i avionit të “Malysia Airlines", zgjerohet zona e kërkimit
Autoritetet e Malajzisë kanë bërë me dije se kanë zgjeruar zonën e kërkimit, me qëllim të gjetjes së gjurmëve të aeroplanit të Malajzia Airlines i cili u zhduk nga ekraten e radarëve dy ditë më parë.Zona 100 kilometra që kishte qenë zonë fillestare e kërkimeve, tashmë është zgjeruar ndërsa po kërkohen gjurmët e aeroplanit i cili kishte 239 persona në bord.Aeroplani Boing 777 është zhdukur teksa po kalonte përgjatë detit të Kinës jugore. Ndërkohë hetuesit kanë intensifikuar hetimet e tyre. Ata janë të fokusuar tek dy personat që në këtë aeroplan dyshohet se kanë hipur me pasaporta të vjedhura, njëri me pasaportë italiane, e tjetri me pasaportë austriake.Aeroplani u zhduk teksa po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin. Zhdukja e aeroplanit tashmë ka ngritur dyshime nëse aeroplani është bombarduar apo është rrëmbyer.