Malajzi, asnjë gjurmë nga aeroplani i zhdukur

Afro 100 anije dhe aeroplanë nga 10 shtete në Azi dhe Paqësor, janë në kërkim për aeroplanin e udhëtarëve nga Malajzia, i cili është zhdukur para tre ditësh në Detin Kinez Jugor, teksa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.Autoritetet i kanë intensifikuar kërkimet pasi ende nuk ka asnjë gjurmë të konfirmuar të aeroplanit prej ditës së shtunë, kur ai me 239 njerëz në bord, u zhduk nga radarët.Autoritetet e Kinës thonë se do të përdorin 10 satelitë të pajisur me teknikë të përsosur për gjetjen eventuale të aeroplanit, në të cilin ishin 153 shtetas kinezë.Hetuesit thonë se janë të fokusuar tek dy persona që kishin hyrë në aeroplan me pasaporta të vjedhura, nga Italia dhe Austria.Zhdukja e aeroplanit i ka ngritur shqetësimet për sulm me bombë kundër tij ose për rrëmbim.