Avionët e NATO-s monitorojnë kufirin e Ukrainës

NATO ka marrë vendim që të nis me misionin studiues AËACS mbi Poloninë dhe Rumaninë, si pjesë e përpjekjeve të Aleancës Veriatlantike, për të monitoruar ngjarjet në Ukrainë.Ambasadorët e NATO-s gjatë takimit të sotëm, kanë miratuar propozimin e komandantit të lartë ushtarak nga forcat amerikane ajrore, Philip Bredlove.Një zyrtar i NATO-s tha me këtë rast se fluturimet do të rrisin ndërgjegjësimin e Aleancës për situatën në atë vend.Ai saktësoi se fluturimet do të realizohen vetëm mbi territorin e Aleancës.Ndërkaq Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, thotë se Uashingtoni dëshiron të shohë dëshmi në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për tu angazhuar në propozimet amerikane që kanë për qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki, tha se Sekretari i Shtetit John Kery, i ka dhënë homologut të tij rus Sergei Lavrov një mori idesh dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme në qoftë se shohin gatishmëri nga ana e Rusisë për të marrë parasysh ato ide.Zëdhënësja Psaki tha se Kery ende nuk e ka marrë ndonjë përgjigje nga homologu rus. Paraditen e sotme, Sergei Lavrov tha se sekretari amerikan John Kerry e ka refuzuar ftesën e Moskës për të vizituar këtë vend dhe për të diskutuar në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për krizën në Ukrainë.