Tensione dhe protesta rivale në Ukrainë

Ukraina pritet të përballet me më shumë tensione pas protestave pro-qeveritare dhe pro-ruse që janë mbajtur të dielën në gjithë vendin.Mijëra demonstrues pro-rusë në qytetin lindor Donetsk kanë marshuar drejt selisë së administratës rajonale, kanë hequr flamurin e Ukrainës dhe kanë vendosur atë të Rusisë.Një tubim rival, në po të njëjtin qytet, është anuluar, nga frika se mund të sulmohej nga aktivistët pro-rusë.Në Simferopol të Krimesë, ka pasur protesta për dhe kundër bashkimit të gadishullit me Rusinë.