Obama takohet me kryeministrin Yatsenyuk: SHBA përkrah Ukrainës

Presidenti Obama tha se, nëse Rusia vazhdon të ndjekë politikë agresivë në Ukrainë, SHBA dhe vendet e tjera, sipas fjalëve të tij, “do të detyrohen t’i imponojnë kosto” Moskës.Presidenti Obama i bëri këto komente pas takimit me Kryeministrin e ri të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk në Shtëpinë e Bardhë, që synonte të shprehte mbështetje për qeverinë e tij të brishtë.Duke folur për praninë ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë në Ukrainë Presidenti Obama tha se kërcënimi më i madh me të cilin ndeshet sot Ukraina është integriteti i saj territorial.Nga ana e tij kryeministri Yatsenyuk tha se Ukriana, siç u shpreh ai “nuk do të dorëzohet kurrë” në luftën për territorin e saj. Presidenti Obama tha se SHBA do të qëndrojnë përkrah Ukrianës në mënyrë që integriteti i saj territorial të ruhet.Ky ishte takimi i parë i presidentit Obama me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, ku u diskua edhe për ndihmën financiare për Ukrainën. SHBA kanë premtuar 1 miliard dollarë ndihma.Vizita e kryeministrit ukrainas në Uashington vjen ndërkohë që Krimea, me shumicë popullsie ruse, përgatitet për një referendum të mbështetur nga Moska për t'u bashkuar me Rusinë. Referendumi është planifikuar për të dielën.Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se Grupi i Shtatë ekonomive më të zhvilluara po i bën thirrje Rusisë të ndalë të gjitha përpjekjet për "aneksimin" e Krimesë. G7-a përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.Vizita e zotit Yatsenyuk bëhet vetëm një ditë pas votimit me shumicë dërrmuese të Dhomës së Përfaqësuesve për të dënuar Rusinë për shkelje të sovranitetit të Ukrainës në Krime. Rezoluta bën thirrje gjithashtu që në rajon të dërgohen vëzhgues ndërkombëtarë."Mendoj se rezoluta ka disa aspekte. Njëri prej tyre është se ç'mund të bëjmë ne për të ndikuar që Rusia të tërhiqet dhe jo ta acarojë krizën," tha Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Ed Royce.Moska ka mohuar zyrtarisht se trupat e saj po marrin pjesë në pushtimin e Krimesë, që ka shumicë etnike ruse. Por dëshmitarët thonë se personeli ushtarak me uniforma pa shenja, përdori automjete me targa ruse dhe ushtarët pranuan se ishin rusë.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i tha dje me telefon ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se është "e papranueshme" që forcat ruse dhe "njësitë e parregullta" ruse, të vazhdojnë të marrin gjërat në duart e tyre në Ukrainë.Sipas një zëdhënëseje të Departamentit të Shtetit, zoti Kerry i tha ministrit Lavrov se SHBA e respektojnë faktin që Rusia ka interesa në Krime, por kjo nuk e justifikon ndërhyrjen ushtarake në rajon.NATO-ja njoftoi se ka dërguar dy aeroplanë vëzhgimi që do të fluturojnë mbi Poloni dhe Rumani për të vëzhguar krizën në Ukrainën fqinje.Aleanca tha se dy aeroplanë zbulimi AWAC u ngritën sot nga bazat e saj në Geilenkirchen të Gjermanisë dhe Waddington të Britanisë.Kriza në Krime filloi muajin e kaluar, kur Presidenti i rrëzuar ukrainas Viktor Janukoviç iku nga Kievi, pas tre muaj protestash kundër tërheqjes së tij nga një marrëveshje tregtie me Bashkimit Evropian.