Lumi Erzen në Shijak, Ministri Koka: Krimi ekologjik, fajtorë dhe komunat

Pas aksionit për pastrimin e akseve nacionale dhe pikave të kalimit kufitar, Ministria e Mjedisit fillon pastrimin e shtretërve të lumenjve. Aksioni i parë u zhvillua në dy Urat e Shijakut; Ura e Shijakut dhe Ura Sul-Golem.Punonjës së Ministrisë së Mjedisit, të ARM dhe DSHP Durrës, AKM si dhe 150 të rinj nga qyteti i Durrësit morën pjesë për të pastruar nga mbetjet urbane shtratin e Lumit Erzen në dy prej segmenteve të tij, në një gjatësi prej një kilometër.Ministri i Mjedisit Lefter Koka inspektoi nga afër punën, për pastrimin në Urën e Shijakut dhe në Urën Sul-Golemit. Ai bashkëbisedoi me punonjës dhe të rinj vullnetarë të cilit iu përgjigjen nismës më të fundit të Ministrisë së Mjedisit.Në deklaratën për mediat, Ministri Koka theksoi se vendorët e kanë transformuar lumin Erzen në një lumë famëkeq jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për vendet fqinje.“Besoj se e shikoni që nuk ka sjellje më armiqësore sesa kjo që i është bërë bukurive të natyrës që na ka dhuruar Zoti. Kryetarët e komunave dhe bashkive e kanë transformuar lumin Erzen në një vendepozitim të madh, në një lumë famëkeq jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për vendet fqinje ku përfundojnë shpesh mbetjet tona. Të mos harrojmë edhe dëmin e pallogaritshëm që bëhet ndaj turizmit shqiptar me hedhjen e këtyre mbeturinave. Një ditë thirrjet për të mbajtur pastër mjedisin do të mbarojnë dhe do të jetë radha e ligjit”tha Koka.Në fund të fjalës së tij Ministri i Mjedisit falenderoi 150 të rinjtë vullnetarë që iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Mjedisit duke theksuar se nisma do të vijojë në të tjerë lumenj, ndotja e të cilëve po studiohet me qëllim ndërhyrjen e shpejtë.